Rami Mislimi: Arben Taravari do të ndahet nga VLEN-i, do të ecë në rrugën e Edi Ramës?

Pronari i portalit TS dhe TetovaSot, Rami Mislimi ka përshkruar ngjarjen e fundit të Kuvendit të ASH-së në Gostivar. Ai ka krahasuar fytyrat e dy Arbenave të ASH-së. Sipas Mislimi fytyra e Taravrit duket e buzëqeshur, ndërsa e Fetahit duket e mërzitur. Nëse analizohen mirë, Taravari vetëm sa ka vendosur për të ardhmen e ASH-së dhe ajo do të jetë rruga që i ka treguar Edi Rama.

Ja statusi i tij i plotë:

Situata në ASH = Arbenin në katror!
Këtu paraqes dy adashat e ASH-së, pra Arbenin e Gostivarit dhe Arbenin e Kumanovës.
Njëri duket i buzëqeshur, i lumtur, i knaqur dhe optimist për fitore, e tjetëri duket i zemëruar, i mërzitur, i lodhur i raskapitur dhe i nënvlerësuar.
Situatën në ASH e paraqesin dy adashat, ai që është për fitore të sigurtë e tjetëri që është për një humbje të sigurtë
Arbeni i Gostivarit duket i lumtur sepse kuvendi, kryesia, anëtarësia, simpatizuesit dhe në fund votuesit e mbështesin unanimisht në vendimin final që do të merr Arbeni i Gostivarit e që rruga e vetme e fitores është ajo që Edi Rama ia ka treguar muajë më parë.
Tjetëri Arben që vjen nga Kumanova duket i mërzitur për tre arsyje, një që ideja e tij nuk ka ecur si duhet dhe që duhet ti gëlltis të gjitha statuset në FB që ka shkruar për një parti politike dhe e treta që mund të realizohet dhe është afër të bëhet korospodent i ASH-së nga Brukseli.
Ata që fotografitë i zbërthjenë me fjalë psh. si unë që e njohë ftyrat e politikanëve shihet qartë vendimi i ASH-së.
ASH-ja vazhdon e vetme në zgjedhje e me pas bashkohet me BDI-në dhe sërish ASh-ja e Taravarit do të jetë fituese absolute në zgjedhje edhe atë 5 deri në 6 komuna të sigurta. Pas kësaj nuk i duhet as qeveria e as BDI-ja, as Alia e hiq më pak LEN-i dhe Qoku.
Ndërsa një porosi Arbenit nga Kumanova bëhu politikan mos u bën simpatizues, politikanët nuk kanë parime, por kanë interesa partaike dhe mendojnë për rritjen e partisë e jo për egot individuale apo inatet personale me dikë.