Ramadani: ASH garanton stabilitet në qeveri

Sekretari i Përgjithshëm i ASH, Blerand Ramadani, në emisionin ZOOM, ka folur për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare me ato lokale. Ramadani ka thënë se kjo mund të ndodhë varësisht qasjes së Qeverisë mbi ASH-në.

Ai ka shtuar se në rast se vjen mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare atëherë ne si subjekt do të organizohemi në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Largimi i ASH-së nga Qeveria do të mund të impononte një mundësi që të mbahen zgjedhjet të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale, pasi ASH është subjekti politik i cili garanton stabilitet në shumicën qeveritare”, shtoi Ramadani.