Rama: Shpatën ia dorëzuam drejtësisë, e gjetëm këtu te zyra e Kryeministrisë që në 1912

Kreu i qeverisë, Edi Rama, në një komunikim virtual me qytetarët nga rubrika Sy m’sy, është shprehur se reforma në drejtësi ka ardhur për Partosë Socialiste, e se opozita aktuale nuk do mund ta bëntë asnjëherë.

Sipas tij, “shpata e drejtësisë” ndodhej në zyrën e Kryeministrisë që nga viti 1912, kur u shpall pavarësia në Shqipëri, për të qëndruar aty deri para se të vinte Partia Socialiste në qeverisje.

Rama u shpreh se falë kësaj drejtësie të re, Kryeprokurori i SPAK-ut, Altin Dumani, mund të kryejë detyrën e tij hetuese pa u ndikuar politikisht.