Ra nga lartësia, vdes një punëtor në aeroportin e Vlorës

Një punëtor në terminalin e aeroportit të Vlorës ka rënë nga një lartësi dhe si pasojë, ka vdekur.

Policia e Shtetit në Shqipëri bën të ditur se ngjarja tragjike ka ndodhur sot me 19.04.2025 rreth orës 15:30, raporton Top Channel.

“Rreth orës 15:40, në fshatin Akërni, në ambientet e aeroportit të Vlorës, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia, gjatë punimeve në terminal, shtetasi D. H., 38 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje” – thuhet në njoftim.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Në kuadër të hetimeve për zbardhjen e plotë të rastit, do të merren në pyetje shtetasit përgjegjës për punimet në aeroport” – ka njoftuar Policia e Shtetit.