Pas deklatrtave të Arben Taravarit se më mirë është që VLEN të shkojë me lista të ndara për këshilltarë për të përfituar më shumë vota në zgjedhjet lokale, ka marrë goditjen e rëndë sonte pas mesnate nga partneri i tij Bekim Qoku, përcjell TS.
Sipas Qokut, listat e ndara pra ideja e Tarvarit e çon ujin në mullirin e Ali Ahmetit.
“Në historinë e fundit, ne kemi arritur të shohim qartë se partitë që kanë pretenduar të dalin vetë, në fakt ujin e kanë çuar gjithmonë në mullirin e Ali Ahmetit. Me këtë mulli janë ushqyer vetëm familjarët e tij dhe një rreth tejet i ngushtë. Nga ana tjetër, kur janë bashkuar shqiptarët, kjo i ka detyruar armiqtë të nxjerrin kokë e të dalin në pah” ka shkrur deputeti i VLEN-it Bekim Qoku.
Ai më tej shkruan se kurrë nuk është biseduar për ndarje apo dalje me lista të hapura apo të bashkuara.
“Në VLEN nuk kanë vend dilemat se a do të dilet me lista të ndara apo të bashkuara, me kandidatë të ndarë a të bashkuar. Edhe në bisedimet e grupit parlamentar të VLENit këto dilema ishin të mbyllura. Dhe pikërisht mbyllja e këtyre dilemave i dha seriozitetin dhe njëkohësisht shpresë diskutimeve për të gjetur zgjidhjen më të pranueshme vetëm përsa u përket komunave” thotë Qoku, përcjell TS.
Qoku thotë më tej se VV-ja është bashkuar me të vetmin qëllim për të qenë në një frymë unifikuese dhe pa interes në ekzekutiv dhe pa anuar nga asnjë parti politike në VLEN.
“Si elementi i Vetëvendosjes! në këtë koalicion, me të vetmin rol të ngjitjes dhe përbashkimit, pra pa asnjë interes në ekzekutiv dhe pa asnjë anim ndaj ndonjërës nga katër partnerët, dhe duke ruajtur dhe kultivuar vetëm frymën e unifikimit, nuk do të mbështesim asnjë subjekt që do të garojë jashtë këtij koalicioni” e mbyll Qoku letrën e tij në Facebook.
Ndryshe siç mësohet ASH-ja e Taravarit do të largohet nga VLEN për të garuar në fillim e vetme e më pas një bashkëpunim me Frontin Eruopian. VLEN zyrtarisht i ka ofruar ASH-së, 5 komuna edhe atë 2 komuna fituese, ndërsa BDI i ka ofruar 5-6 komuna fituese absolute në zgjedhjet lokale që do të mbahen në Tetor të këtij viti./TS/