Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës ka deklaruar se do të mbështesë secilin kandidat që do ta propozojë Vetëvendosja për kryeparlamentar.
Berisha është pyetur edhe për krijimin e Qeverisë, me ç’rast ka thënë se ende nuk ka marrëveshje lidhur me mbështetjen që mund t’i japin.
“Ne jemi për të ndërtuar institucionet e Kosovës, pastaj shohim se si do të veprojmë”.