Nantes dhe PSG kanë barazuar me rezultat 1-1 në kuadër të ndeshjes së mbetur nga java e 29-të.
Ndeshja nisi pa raste në të dyja anët, me PSG që kishte siguruar titullin tashmë, ndërsa Nantes po luftonte për mbijetesë.
PSG zhbllokoi ndeshjen në minutën e 33-të, me një gol të bukur të shënuar nga Vitinha pr 1-0.
Edhe pse pjesa e parë solli raste të tjera pas golit, rezultati nuk ndryshoi.
Nantes filloi të sulmojë më shumë dhe arriti të gjejë golin e barazimit me Douglas Augusto në minutën e 83-të për 1-1.
Goncalo Ramos humbi rast të mirë në kohën shtesë për t’i dhënë fitoren PSG-së, që merr një barazim në kampionat pas më shumë se dhjetë fitoreve radhazi.
PSG ka 78 pikë si kampion i shpallur, ndërsa Nantes ka 31 pikë në vendin e 14-të.