PS çel zyrtarisht fushatën në 12 Prill

Partia Socialiste do ta nisë zyrtarisht fushatën për zgjedhjet më 12 Prill. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar në rrjetet sociale ku ndër të tjera ka zbuluar simbolikën me nr 12.

“12 prill nga 12 qarqe rreth 12 yjeve të Europës në 12.00, familja jonë e madhe politike, mblidhet në Sheshin Skënderbej për takimin festiv Shqipëria 2030 në BE”, shkruan kryesocialisti.

Në foton që ka shpërndarë kreu i qeverisë, në sheshin “Skënderbej” janë vendosur 12 yjet e flamurit të BE-së, ndërsa në mes një yll me ngjyrat kuqezi dhe blu, si të Brukselit zyrtar.