Një moment prekës pas atentatit në Vlorë ku mbeti i vrarë një 58 vjeçar i cili punonte si roje objekti.
Qeni i tij është duke e kërkuar gjithandej, teksa ky moment nuk i ka shpëtuar as gazetarit të Euronews Algert Harizaj.
Renato Hoxhaj, 58 vjeç u gjet i vrarë me armë zjarri në afërsi të banesës së tij, në Vlorë mëngjesin e së dielës.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se ngjara ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit kur 58-vjeçari po kthehej, pasi kishte mbyllur punën si roje në një objekt në ndërtim aty pranë.
Ai është goditur nga afër, tek shkallët në hyrje të banesës. Është goditur tre herë me armë zjarri pistoletë, dy në kokë dhe një në trup. Të shtënat i ka dëgjuar bashkëjetuesja e tij e cila edhe ka lajmëruar policinë.