Dështim në Ministrinë e Ekonomisë!
Nuk kanë asnjë peshë në Ministrinë e Financave!
Dështim total në kulturë – rreth vetes kanë mbledhur artistë të dështuar, më shumë këngëtarë dasmash sesa artistë të mirëfilltë!
Asnjë kuadër i tyre në agjencitë e sigurimit, sigurisë nacionale dhe zbulimit kundër-zbulim!
Me ndryshimet kushtetuese as që janë afruar askund!
Ligji për gjuhët është në këmbë të qelqta!
Administrata shqiptare në Ministrinë e Punëve të Brendshme nuk guxon as “OK” të thotë!
Ministria e Punëve të Jashtme – jashtë shqiptarëve! Diplomatët shqiptarë në Presidencë dhe ambasada janë të papërfillshëm ose në proces pastrimi!
Në transport dhe lidhje – shqiptarët jashtë!
Në bujqësi, një zëvendësministër që përpiqet të japë subvencione për bujqit, por në plan më të gjerë krijon përshtypjen se shqiptarët merren vetëm me lopë e dhi, dhe jo me diplomaci, arsim apo kulturë!
Në arsim, në tekstet shkollore, shqiptarët po largohen ngadalë dhe përmenden vetëm si shembuj për gjëra sekondare e të parëndësishme!
Stoilkoviqi i ulur këmbëkryq në qeveri, duke sjellë “vëllezërit” e tij si Dodikun në qeverinë e RMV-së!
Nuk ju pengon Bogojevski, antishqiptari më i madh, që shpërblehet me pozicion udhëheqës nga qeveria juaj!
Nuk ju pengon kryqi 30 metra i vendosur në zemër të Malësisë së Tetovës, në Kodrën e Diellit, pa asnjë nevojë!
Nuk ju pengon një nga tragjeditë më të mëdha në shtet – ajo në Koçan – dhe vazhdoni me arrestime politike, si në rastin konkret të Kreshnik Bekteshit që mbahet padrejtësisht në burg prej gati dy muajsh!
Asnjë punësim në administratë për aktivistët tuaj – duke i gënjyer herë për Bajram, herë pas Vitit të Ri, e herë pas Ramazanit!
E të gjitha këto dështime i pësojmë ne shqiptarët, ndërsa ju do mundoheni ta hidhni fajin herë te Bilalli, herë te Taravari, e herë te Izeti e Afrimi!
Për në fund, kam vetëm diçka për t’ju thënë:
ZOTI JU MBAROFTË!
I juaji,
Jasin Jusufi Cini
E mërkurë, 23.04.2025