Policia pas shpërthimit të veturës në oborrin e QKUK-së: Nuk ka të lënduar

Policia ka folur në lidhje me shpërthimin e veturës së U.D drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci për Klankosova.tv, ka bërë të ditur se nuk ka të lënduar nga incidenti përpos dëmeve materiale.

“Rreth orës 10:00, është pranuar informata lidhur me dyshimet për një shpërthim në një veturë në parkingun e QKUK-së. Aktualisht nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale. Policia me të gjitha njësitë relevante ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka deklaruar Borovci./Klankosova.tv.