Shkëndija e Tetovës sot zhvillon ndeshjen gjysmëfinale për Kupën e Maqedonisë së Veriut në një përballje me Strugën.
Por ata do ta luajnë këtë ndeshje pa praninë e publikut sepse nga Komisioni Disciplinorë pranë Federatës ata janë të dënuar me 6,000 euro dhe pesë ndeshje pa praninë e publikut shkruan Tetovasot.
Ndërkohë që tifogrupi i zjarrtë Ballistët nuk janë lejuar nga policia edhe nga jashtë për të ndjekur këtë sfidë të rëndësishme mes dy skuadrave shqiptare dhe aktualisht që luajnë futbollin më të mirë në vend.
Komisioni i Disiplinës pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë ka marrë vendim për sanksionimin e Shkëndijës pas ndeshjes së javës së 25-të të kampionatit kundër Brerës, e zhvilluar më 30 mars në stadiumin e qytetit në Tetovë. Sipas vendimit të publikuar Shkëndija dënohet me zhvillimin e pesë ndeshjeve të ardhshme si vendase pa praninë e publikut, për shkak të, siç thuhet, sjelljes së papërshtatshme të tifozëve dhe mosrespektimit të minutës së heshtjes në atë ndeshje. Po ashtu, klubi është sanksionuar me një gjobë financiare në vlerë prej 5.000 euro për organizim të dobët të ndeshjes. Shkëndija është gjobitur me një shumë shtesë prej 1.000 euro për pengimin e një kameramani zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të tij. Ndryshe kjo masë vjen në një kohë kur Shkëndija është në garë për titull dhe një periudhë e tillë pa tifozë do të ndikojë në atmosferën dhe motivimin e skuadrës për sfidat e ardhshme./TS/