Policia e Kumanovës me kallëzim penal ndaj tre personave nga Kriva Pallanka për vjedhje të rëndë në vlerë 220.000 denarë

SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër N.S.(28), S.А.(28) dhe R.B.(30), të gjithë nga Kriva Pallanka, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale ,,vjedhje e rëndë’’. Në periudhën prej vitit 2023 deri më 17.12.2024, të raportuarit duke përdorur forcë fizike dhe vegël të përshtatshme kanë hyrë në shtëpi në Kriva Pallankë dhe kanë marrë para dhe sende të tjera dhe kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme pasuri prej rreth 220.000 denarë.TS