Përmbyset një autobus në Brazil, 10 të vdekur dhe 36 të plagosur

Të paktën 10 persona u vranë dhe 36 të tjerë u plagosën herët të martën kur një autobus pasagjerësh u përmbys në shtetin juglindor të Brazilit Minas Gerais, thanë autoritetet.

Aksidenti ndodhi gjatë natës në autostradën MG-223 midis qyteteve Araguari dhe Tupaciguara në rajonin e njohur si “Triangulo Mineiro”.

Automjeti dyshohet se është përmbysur teksa po kthehej në një kryqëzim, pasi drejtuesi i mjetit humbi kontrollin.

Autobusi po udhëtonte nga Anapolis në shtetin qendror të Goias për në Sao Paulo.

Në mesin e 49 pasagjerëve në bord ishin dy fëmijë, dy dhe katër vjeç, të cilët të dy ishin ndër viktimat. Pesë nga të plagosurit mbeten në gjendje të rëndë, thanë zyrtarët.

Një hetim për shkakun e rrëzimit është duke u zhvilluar.