Përfundon mesha për Papa Françeskun, nis procesioni i arkëmortit nga Vatikani drejt brazilikës së Santa Maria Maggiore ku do të varroset
Mesha e varrimit për Papa Françeskun sapo ka përfunduar.
Arkivoli me trupin e Papës do të transportohet tani në një procesion të ngadaltë drejt kishës Santa Maria Maggiore në Romë, ku do të bëhet varrimi.
Procesioni do të dalë nga Qyteti i Vatikanit, duke ndjekur një rrugë prej 6 kilometrash (rreth 3.75 milje) mbi lumin Tiber.
Më pas, do të kalojë nëpër qendrën e Romës deri në Piazza Venezia, duke kaluar pranë Koloseut, dhe më pas do të kthehet në drejtim të veriut për të mbërritur në Santa Maria Maggiore.
Publiku do të mund ta ndjekë procesionin vetëm nga pas barrierave nëpër rrugë, jo menjëherë pas arkivolit.
Sipas autoriteteve lokale, tri mijë vullnetarë janë vendosur përgjatë rrugës për të dhënë udhëzime, ndihmë mjekësore dhe ujë për pelegrinët.
Ceremonia e varrimit brenda kishës nuk do të jetë e hapur për publikun, megjithëse turma tashmë po mblidhet jashtë saj.