Pasi Taravari kritikoi qeverisjen e VLEN-it, aktivist të BESËS nisin ofendimet

Lideri i ASh-së, Arben Taravari sonte deklaroi hapur se qeverisja e VLEN-it në qeveri është e dobët dhe nuk do ketë ndryshime kushtetuese me këtë qeveri. Taravari kritikoi partnerët e koalicionit e jo kryeministrin Mickovski.

“Unë mendoj se kemi shumë mangësi. Kjo nuk është aq për faj të kryeministrit Mickoski, sa për faj të nesh. Ekziston një mosmarrëveshje që duket nga 100 kilometra larg, se funksionojmë shumë ngadalë. E gjithë kjo është përshtypja e popullit, që është më e keqja për ne, se VLEN ka një pozicion shumë të dobët në Qeveri. Posa i bëra tre anketa, te shqiptarët përgjithësisht të anketuar. Përshtypja e rreth 70% të popullsisë shqiptare është se VLEN nuk funksionon si duhet, dhe se përfaqësimi i shqiptarëve në Qeveri nuk është i kënaqshëm“, thotë Taravari.

Pas këtyre deklaratave, në rrjetet sociale kanë nisur ofendimet ndaj Taravarit duke i thënë si tradhëtar e shitës të interesave. Ofendimet vijnë më shumë nga aktivist të Lëvizjes BESA.

Ndryshe nuk dihet nëse pas këtyre deklaratave të Taravarit do të disnacohen liderët tjerë të VLEN-it.