Papa Françesku u shfaq në meshën e Pashkëve dhe tha se situata në Gaza është “dramatike dhe e trishtueshme”

Papa Françesku bëri një paraqitje të shkurtër sot në ballkonin e Bazilikës së Shën Pjetrit për bekimin tradicional “Urbi et Orbi” (Qytetit dhe botës) në fund të meshës së Pashkëve, e cila u kremtua në sheshin e Shën Pjetrit nga kardinali Angelo Comastri.

Ati i Shenjtë, i cili është 88 vjeç, është shfaqur në një karrocë me rrota dhe nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit ka bërë me dorë mijëra besimtarë të mbledhur të cilët e kanë pritur me duartrokitje të mëdha, transmeton Index.

– Advertisements –

Në mesazhin e tij të Pashkëve, Papa e përshkroi situatën në Gaza si “dramatike dhe trishtuese”. Ai gjithashtu i bëri thirrje grupit militant palestinez Hamas që të lirojë pengjet e mbetura dhe dënoi atë që ai e quajti rritjen “shqetësuese” të antisemitizmit në mbarë botën.

“Shpreh afërsinë time me vuajtjet… e të gjithë izraelitëve dhe palestinezëve”, thuhet në mesazh.