Për median finlandeze “Yle”, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se e sheh Kosovën si pjesë të komunitetit perëndimor në të ardhmen.
Sipas Osmanit, Kosova ka bërë më së shumti reforma në mesin e vendeve të rajonit të Ballkanit që janë parakushte për anëtarësim në BE.
“Nuk e humbim kurrë shpresën. 97 për qind e qytetarëve tanë mbështesin anëtarësimin në BE dhe NATO. ndërlikuar. Për shembull, ka ende pesë vende brenda BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Megjithatë, puna për të arritur anëtarësimin në BE vazhdon. Kosova gjithmonë ka pasur një synim dhe të vetëm, e ai është anëtarësimi në komunitetin euroatlantik”, tha Osmani.
Ajo ndër të tjerash ka falënderuar Finlandën për mbështetjen solide që ka marrë gjatë dekadave.