Pesë persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti zinxhiror në Shkabaj të Prishtinës.
Në mesin e veturave ka qenë e përfshirë edhe një veturë e policisë.
Lajmin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 5 automjete ( prej tyre një automjet i policisë). Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka deklaruar Ahmeti./Klankosova.tv.