Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë godet Stambollin

Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë sipas shkallës së Rihterit goditi sot rajonin e Stambollit, raportuan mediat turke, duke cituar një raport të Drejtorisë për Menaxhimin e Katastrofave dhe Situatave Emergjente (AFAD).

Tërmeti ndodhi në orën 12:49 sipas orës lokale, pas një tërmeti tjetër prej 3.9 ballë që ishte regjistruar në të njëjtën zonë në orën 12:13.

Sipas raportit, epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 12 kilometrash, në Detin e Marmarës, perëndim të Bosforit.

Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, shpërndau një postim në rrjetet sociale duke njoftuar se të gjitha shërbimet kompetente kanë nisur menjëherë hetimin në terren për të vlerësuar dëmet eventuale.

– Uroj një rikuperim të shpejtë për të gjithë qytetarët tanë të prekur nga tërmeti, shkroi Yerlikaya.

Për momentin nuk ka informacione zyrtare për viktima ose dëme materiale.