Një muaj pas thyerjes së marrëveshjes së armëpushimit, shefi i UNRWA: Gaza është kthyer si një zonë post apokaliptike

Ka kaluar pothuajse një muaj që kur Izraeli ka thyer marrëveshjen e armëpushimit me Hamasin, duke nisur sulme të përditshme në të gjithë Gazën, sulme që kanë vrarë më shumë se 1100 palestinezë.

Ndihma humanitare është bllokuar gjithashtu nga Izraeli, duke mos u lejuar të hyjë në zonë për më shumë se një muaj, duke e thelluar edhë më tej krizën.

Punonjësit humanitarë kanë qenë gjithashtu në shënjestër të drejtpërdrejtë të sulmeve. Që nga 7 tetori 2023, më shumë se 400 punonjës të ndihmës janë vrarë – gati 300 prej tyre ishin anëtarë të stafit të Agjencisë Palestineze të Kombeve të Bashkuara (UNRWA).

Shefi i UNRWA ka deklaruar se Gaza është kthyer tashmë në një zonë post apokaliptike.