Nikolloski nga EBA: Do të nënshkruajmë disa marrëveshje për bashkëpunim ekonomik, dakordojmë fluturime me Er Arabia

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski i cili me delegacionin qeveritar ndodhet për vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe, publikoi se janë duke u dakorduar fluturimet me Er Arabia.

Nikolloski theksoi se turizmi, infrastruktura dhe arsimi janë sektorët e bashkëpunimit në të cilat janë fokusuar.

“Kemi takime të shumta dhe do të nënshkruajmë disa marrëveshje për bashkëpunim ekonomik. Po flasim edhe për bashkim të drejtpërdrejtë, tashmë kemi një marrëveshje me Flaj Dubai për fluturim Dubai-Shkup i cili së shpejti duhet të fillojë, ndërsa po bisedojmë dhe me Er Arabian për hapjen e së paku dy fluturimeve prej të cilave një shpresoj të jetë në rajonin e Ohrit me çka në mënyrë shtesë do të zhvillonte turizmin”, deklaroi Nikolloski.

Delegacioni i kryesuar nga kryeministri Hristijan Mickoski sot realizoi takime me Odat e biznesit në Emiratet Sharxh dhe Dubai.

“Flasim për mundësi për investime në Maqedoni në pjesën e infrastrukturës, turizmit dhe në pjesën e bujqësisë. Flasim për mundësitë e mëdha që i sjell turizmi Maqedonisë dhe turizmi malor ashtu edhe ai liqenor. Gjithashtu, për korridoret 8 dhe 10 të cilët janë të rëndësishëm për lidhjen e gjithë Evropës, jo vetëm me Maqedoninë, po i prezantojmë para Odave ekonomike në Emiratet e Bashkuara Arabe si një mënyrë për të tërhequr investitorë në Maqedoni. Gjithashtu dhe pjesa politike e vizitës është jashtëzakonisht e rëndësishme, kishim një takim jashtëzakonisht të mirë me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, gjatë ditës së nesërme do të kemi një takim me kryeministrin, ndërsa sot do të nënshkruhen në nivel ministror disa marrëveshje të rëndësishme për bashkëpunim ekonomik, arsimor dhe turistik të cilat do të kontribuojnë në një zhvillim edhe më të shpejtë”, tha Nikollovski.

Me këto takime, zëvendëskryeministri, shpreson se do të tërhiqen investitorë në Maqedoni, do të hapen vende të reja pune të mirëpaguara dhe vendi do të mund të përparojë.

Delegacioni qeveritar e filloi vizitën zyrtare në EBA dje me një takim me presidentin e EBA dhe sundimtar të Emirateve të Abu Dabit, Sheikun Mohamed Bin Zajed Al-Nahjan. Takime janë planifikuar dhe me Sheikun Mohamed bin Rashid Al Maktum, sundues i Dubait, nënkryetar dhe kryeministër i EBA, me përfaqësues të zhvillimit të holldingut në Abu Dabi, me kompaninë shtetërore të investimeve “Mubala”, si dhe “Musdar”, kompania shtetërore e energjetikës, dhe Odave të tregtisë, me qëllim për të shqyrtuar mundësitë për bashkëpunim në projekte infrastrukturore, investime në agrobiznes, burime të rinovueshme të energjisë, turizëm, inovacion dhe teknologji moderne.

Në përbërjen e delegacionit janë edhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski, sekretari i përgjithshëm i Qeverisë Igor Janushev, si dhe drejtori i Drejtorisë së ZZHTI-së Goce Dimovski, koordinatori kombëtar për Turizëm Akkan Mahmut dhe përfaqësues të disa institucioneve shtetërore.