Nesër Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë në protestë! Trendafilov: Qeveria nuk i llogarit aspak punëtorët
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë ka paralajmëruar protesta për nesër, duke kërkuar rritjen e pagave për punëtorët. Kreu I kësaj sindikate Sllobodan Trendafilov theksoi se qeveria nuk po e përmirëson standardin e jetesës për qytetarët, duke lënë 250,000 punëtorë me paga të ulëta, ndërsa zyrtarët e qeverisë jetojnë në kushte luksoze. Protesta do të fillojë nesër në orën 12:05 dhe do të kalojë para Qeverisë.
Marshi për përmirësimin e standardit të qytetarëve do të mbahet nesër, paralajmëroi kreu i lidhjes së Sindikatave, Sllobodan Trendafilov. Ai gjatë një konferencë për shtyp sot tha që kërkesa e tyre si sindikatë nuk do të ndalet, pavarësisht akuzave nga partia në pushtet VMRO-DPMNE. Pyetja e tyre është se përse paga e tyre të jetë mbi 60 mijë denarë, ndërsa 30 mijë denarë për punëtorët të mos mund të jetë.
SLLOBODAN TRENDAFILOV
“Ajo që nesër do të shprehim si sindikatë e pavarur, lidhja e sindikatave të Maqedonisë, do të thotë që politikat që i udhëheqin politikanët janë me qëndrim të gabuar dhe në dëm të punëtorëve, që është mos rritja e pagave, për të përmirësuar standardin e jetesës së qytetarëve. Mos rritja e pagës për ata që, pikërisht nga ato marrin pagë.”
Derisa zyrtarët bëjnë jetë luksoze, Trendafilov thotë se është shqetësuese që rreth 250.000 punëtorë marrin paga deri në 32.000 denarë.
SLLOBODAN TRENDAFILOV
“Qeveria është kundër punëtorëve, qeveria nuk shqetësohet për punëtorët. Është shqetësuese që 250.000 punëtorë marrin paga deri në 32.000 denarë.”
4:17 “Zyrtarët e qeverisë duhet të heqin syzet rozë me të cilat shikojnë zyrat e tyre të shtrenjta dhe luksoze.”
Marshi do të fillojë nesër në orën 12:05, duke filluar nga Shtëpia e punëtorëve dhe do të përfundojë para Qeverisë.