Nëntë të vrarë nga sulmi në Vankuver të Kanadasë

Të paktën nëntë persona janë vrarë pasi një makinë u përplas me turmën në një festival rrugor në Vankuver, ka konfirmuar policia e vendit për BBC.

Autoritetet në qytetin perëndimor kanadez thanë se shumë të tjerë u lënduan gjatë incidentit, transmeton Klankosova.tv.

Policia tha se një i dyshuar mashkull 30-vjeçar ishte arrestuar.

Policia tha se i dyshuari kishte përplasur këmbësorët në festivalin vjetor Lapu Lapu, i cili feston kulturën filipinase, në East 43rd Avenue dhe Fraser, në jug të Vankuverit.