Ndryshon lista e zezë Amerikane/ SHBA në krye me TRUMP heq sanksionet ndaj bashkëpunëtorit të afërt të Viktor Orban
Administrata në ikje e ish presidentit amerikan Xho Bajden futi në listë të zezë shumë personalite ndërkombëtare disa muaj pas përfundimit të mandatit. Në lidhje më këto, në listë të zezë SHBA futi edhe njeriun e ngushtë të Orbanit, presidentit të Hungarisë, që për Orban ishte e paparanushme. Pas ardhjes në pushtet të presidentit TRUMP kjo listë po rishikohet dhe po përpunohet sërish.
Dje sipas Reuters, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të heqin sanksionet ndaj një bashkëpunëtori të ngushtë të kryeministrit hungarez Viktor Orbán, njoftoi Departamenti i Shtetit, duke theksuar se masat ndëshkuese nuk përputheshin më me interesat e politikës së jashtme amerikane.
Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm hungarez, Péter Szijjártó, ku e informoi për heqjen e Antal Rogán nga Lista e Personave të Sanksionuar dhe të Bllokuar e Departamentit të Thesarit të SHBA-së.
Sipas zëdhënëses Tammy Bruce, Rubio theksoi se “mbajtja e Rogán në listën e sanksioneve nuk ishte më në përputhje me interesat e politikës së jashtme të SHBA-së”. Dy zyrtarët diskutuan gjithashtu për forcimin e bashkëpunimit SHBA-Hungari në çështje të rëndësishme dhe për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik.
Kush është Antal Rogán?
Rogán është një bashkëpunëtor i ngushtë i Orbán dhe që nga viti 2015 drejton Zyrën e Kabinetit të Kryeministrit. Ai ka luajtur rol kyç në menaxhimin e aparatit mediatik të qeverisë dhe në organizimin e fushatave elektorale të Fidesz-it.
Administrata e ish-Presidentit Joe Biden kishte vendosur sanksione ndaj Rogán më 7 janar 2025, vetëm pak ditë para largimit nga detyra, për akuza për korrupsion, duke e akuzuar se kishte ndarë kontrata publike dhe burime shtetërore te aleatë besnikë të tij dhe të partisë Fidesz. Orbán dhe partia e tij e kanë përkrahur hapur Donald Trumpin dhe janë ndër aleatët më të zëshëm të tij në Europë.
Qeveria hungareze pati paralajmëruar se do ta kundërshtonte vendimin e administratës Biden dhe do të kërkonte rishikimin e tij pas rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar.
Orbán i ka mohuar vazhdimisht akuzat për korrupsion, ndonëse kritikat për klientelizëm dhe marrëdhëniet e ngushta me Rusinë gjatë luftës në Ukrainë kanë tensionuar marrëdhëniet Hungari–SHBA gjatë presidencës Biden.