Me vetëm dy të punësuar, portalet do të mund të regjistrohen në regjistrin e mediave që e parasheh ndryshimi i ri i ligjit që ka për qëllim të rregullojë statusin e internet portaleve që deri më tani nuk janë llogaritur si media. Zgjidhja ligjore sot kaloi leximin e dytë në Kuvend, pasi u miratuan amendamentet e propozuara nga deputetët e VMRO-DPMNE-së, me të cilin përkufizohet numri i të punësuarve në 2. Madje, portalet e personalizuara do të mund të regjistrohen në regjistër me vetëm 1 të punësuar dhe 1 të angazhuar me kontratë në vepër. Regjistri sipas propozim-ligjit , duhet të udhëhiqet nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, ndërkaq portalet që do të duan ta marrin statusin e medias, do të obligohen të regjistrohen. Krahas numrit të punësuarve, ata duhet të kenë domen vendor mk ose mkd, të kenë adresë dhe çmimore, por edhe të dhëna për pronarin, kompaninë dhe stafin. /Alsat.mk
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Thaçi: BDI-ja pret te dera e Mickovskit
- “Jetë luksi”, kjo është pasuria e Kryeprokurores së Pejës, Lumturije Vuçetaj, e përfshirë në rastin e Arlinda Zekaj
- Kanali kishte qindra abonentë! Qytetarë të Maqedonisë dyshohet se u mashtruan me investime të rreme, kallëzim penal ndaj dy personave
- Edi Rama do dialog, përsërit thirrjen për studentët
- Romuni kapet me dy kavanoza marihuanë dhe LSD në pikën kufitare të “Dellçevës”
- Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
- Gërvalla e Sveçla në konferencë, protestë para qeverisë
- Fund koncesioneve për sallat sportive! Ristovski paralajmëron rikthimin e objekteve në shërbim të sportistëve
- Ishte nën kontroll të Vuçiq, RTS u kërkon falje shikuesve, Studentët nuk e pranojnë, kërkojnë dorëheqje
- Ajri i ndotur në Maqedoni, Rokas paralajmëron ndryshime të mëdha: BE-ja premton mbështetje!