Me vetëm dy të punësuar, portalet do të mund të regjistrohen në regjistrin e mediave që e parasheh ndryshimi i ri i ligjit që ka për qëllim të rregullojë statusin e internet portaleve që deri më tani nuk janë llogaritur si media. Zgjidhja ligjore sot kaloi leximin e dytë në Kuvend, pasi u miratuan amendamentet e propozuara nga deputetët e VMRO-DPMNE-së, me të cilin përkufizohet numri i të punësuarve në 2. Madje, portalet e personalizuara do të mund të regjistrohen në regjistër me vetëm 1 të punësuar dhe 1 të angazhuar me kontratë në vepër. Regjistri sipas propozim-ligjit , duhet të udhëhiqet nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, ndërkaq portalet që do të duan ta marrin statusin e medias, do të obligohen të regjistrohen. Krahas numrit të punësuarve, ata duhet të kenë domen vendor mk ose mkd, të kenë adresë dhe çmimore, por edhe të dhëna për pronarin, kompaninë dhe stafin. /Alsat.mk
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Tearcë: Grafite fyese dhe ksenofobike në zhveshtoret e fushës së futbollit
- Voziste 139 km/h në vend ku është e lejuar 60 km/h arrestohet shoferi
- MASH: Studentët mund të aplikojnë për subvencione për ushqim deri më 5 shkurt
- Mbyllet përfundimisht Kadastra e Vlorës, punonjësit zhvendoset në Tiranë dhe Fier
- Dy persona të arrestuar në Manastir, u sekuestrua dr’ogë
- Bastisje në Manastir, gjendet drogë, dy persona arrestohen
- Vajza nga Tirana në dosjet Epstein, aplikoi për punë si asistente personale
- Tragjedi në Gllumovë të Shkupit: Vajza 10-vjeçare plagoset rëndë nga plumbi qorr në oborrin e shtëpisë së tij
- BDI alarmon: Nga 40 në 17, bie përfaqësimi i shqiptarëve në Këshillat Drejtues në Shkup
- Ziadin Sela: Sot filloi zhvatja selektive e kamufluar me emrin “Safe City”