Nderimi me medalje në Izrael/ Rama: Ishte vlerësim për popullin shqiptar, u bënë mburojë për hebrenjtë

Kryeministri Edi Rama thotë se nderimi që iu bë me medaljen presidenciale të Izraelit, ishte në fakt një vlerësim për popullin shqiptar.

Gjatë bashkëbisedimit online me qytetarët, Rama u shpreh se shqiptarët u bënë mburojë për hebrenjtë.

“Ai vlerësim, është vlerësim për popullin shqiptar, që i dhanë mësim Europës dhe botës. Ishin shqiptarë që u bënë mburojë e hebrenjve. Është një mësim që askush nuk duhet ta harrojë”, theksoi ai./abcnews.al