Ndal denimeve të çoroditura e të padrejta të Gjykatave, fajtorët le të denohen e të pafajshmit të lehen të lirë
Ejup Berisha
Politikanët e Korruptuar dhe të kriminalizuar të Ballkanit e kanë gjetur një zgjidhje ideale për t’iu shmangur ballafaqimit me drejtsinë.Të gjithë këta për t’iu shpë
tuar denimeve me burg po ikin o në Rusi o në Hungari. Të dy keto shtete me rexhime autokratike edhe pse Hungaria është shtet antar i BE-së në bëjnë pjesë shtete të cilat kanë sisteme demokratike të qeverisjes. Kur jemi te kriminelët dhe te të korruptuarit ikanak pse të mos ikin këta kur të njejtët i kanë xhepat përplot me para të vjedhura, kanë bere pasuri aq sa kanë dashur vetë në mënyra të kundërligjshme por dhe çfar është më kryesorja ata nuk kanë kurrfar pengesash në lëvizje pasiqë kufinjtë ndërshteteror i kanë të hapur cep më cep. Këta nuk janë vetëm hajdut por janë gjithashtu edhe njerëz shumë të pasur por dhe qytetar të lirë dhe tepër të sigurtë dhe të trajtuar si shumë të rëndësishëm. Pra të njejtët jane më të sigurtë se njerëzit e ndershëm të cilët nuk bëjnë asnjë të keqe dhe kurrfar krimi e korrupcioni këtu në vendin tonë por të cilët ndalohen dhe denohen padrejtësisht me denime tejet të larta. Në përditshmërinë tonë edhe pse të gjithë duan e kërkojnë përndjekje dhe gjykime të drejta dhe të paanshme nga ana e dy mekanizmave të sistemit gjyqsor nga Prokuroritë dhe gjykatat fatkeqsisht kjo nuk ndodhë, pasiqë ka njerëz që padrejtësisht i durojnë konsekuencat dhe e mbajnë burgun për vepra të cilat nuk i kanë bërë fare. Nga ana tjetër gjithashtu ka individ që bëjnë shumë vepra të rënda kriminale dhe korruptive dhe këta janë të paprekshëm në shtet. Pra edhe pse të njejtët janë me faj deri me fyt, këta e kane fatin të jenë të paprekshëm. Apo në vend që të ngarkohen me faj këta trajtohen si të jenë tepër të pastër. Prej tyre ka individ që kanë bërë vjedhje, shantazhe, kërcnime, mashtrime, dhunime e vrasje dhe këta nuk ka kush i përmdjek, i ndalon, i arreston i heton, i ngarkon me faj, i gjykon, I dënon dhe i burgosë. Nga ana tjetër ka shumë individ që ndoshta nuk vjedhin asgjë dhe nuk bëjnë asnjë vepër të keqe e të shëmtuar por këta në realitet denohen sikurse të kishin bërë ndonjë vepër të rëndë e të pafalshme.Nuk janë të panjohura te ne shqiptarët dhjetra rastet e montuara policoro-gjyqsore ku njerëz të pafajshëm dergjen dhe kalben nëpër burxhe edhe pse janë të pafajshëm.
Por ka edhe individ të tjerë
që ndoshta edhe kanë vjedhur një gjë simbolike si psh një çamçakëz, një çokolatë apo dhe dy qebapa dhe të njejtët nga organet kompetente shtetrore denohen shumë rëndë me burgime dhe atë në kohzgjatje prej tre deri më 10 vite. E hajdutët kriminel dhe të korruptuarit e medhej dhe të vërtetë ripërsëris nuk ka kush i sankcionon. Pra për ta nuk ka as polici, as Prokurori e as Gjykata por as burxhe për ti mbyllur të njejtët. Këto kanë qenë deri tani veprimet dhe vendimet e çoroditura të një sistemi të çorientuar juridik që ka përndjekur, ka ndaluar dhe ka denuar njerëz joadekuat me masa dhe denime të pabaza e absurde gjyqsore. Me këto praktika kriminelët e medhej kanë qenë më të mbrojtur e më
të sigurtë pasiqë kanë qenë të paprekshëm ndërsa njerezit e pafajshëm e kanë pësuar shumë rë
ndëdhe keq. Për këtë arsye duhet ndaluar drejtësinë selektive për ta zbatuar drejtesinë adekuate dhe të domosdoshme, kjo me qëllim që ata që bëjnë vepra penale si krime dhe korrupcion të ngarkohen me faj dhe të denohen me denime të merituara e ata që janë të pafajshëm të lehen të lirë.