‘Muri i verdhë’ gati para Championsit, Barçën e pret ‘ferri’ në Dortmund

Në një sezon që është bërë i pakuptimtë në Bundesligë, Borusia Dortmund ka arritur në çerekfinale të Ligës së Kampionëve për të dytin vit radhazi dhe po përgatitet të përballet me Barcelonën.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në Spanjë më 9 prill, por në kuadër të ndeshjes së kthimit në shtëpi më 15 të të njëjtit muaj, tifozët e skuadrës së Niko Kovaç kanë nisur të “ngrohin” zërin për të nxitur beniaminët e tyre.

LEXO EDHE:
Loris Karius, futbollisti më fatkeq, mbyll sezonin me Schalken
Është e sigurt se “Signal Iduna Park” do të jetë i mbushur plot dhe duket se do të duheshin edhe dy stadiume për të akomoduar të gjithë tifozët që do të donin të ndiqnin ndeshjen e madhe.

Siç raporton “Marca”, në fakt ditët e fundit ka pasur një kërkesë masive për bileta për ndeshjen, pavarësisht se stadiumi i skuadrës gjermane ka një kapacitet prej 81.365 spektatorësh, kërkesa për bileta të marra nga Borusia Dortmund e ka kaluar shumë këtë shifër, duke arritur në 300 mijë.

Hansi Flick dhe Lamine Yamal janë paralajmëruar, muri i famshëm i verdhë po përgatit një “ferr” të vërtetë për të pritur në mënyrën e vet talentet katalanas dhe synon të jetë, si gjithmonë, lojtari i dymbëdhjetë në fushë me fanellën verdhezi.