MPB me detaje për të shtënat në Bit Pazar: Nuk ka të vdekur, vetëm të plagosur dhe dëme materiale

MPB ka konfirmuar rastin me të shtënat me armë zjarri në Bit Pazar. Nga atje njoftojnë se sot rreth orës 14:00, SPB Shkup ka marrë njoftim se ka pasur të shtëna me armë zjarri në rrugën Vojdan Çernodrinski në zonën e Bit Pazarit.

Zyrtarët policorë nga Stacioni Policor i Bit Pazarit shkuan në vendngjarje dhe përcaktuan se bëhej fjalë për shkëmbim zjarri midis dy grupeve prej pesë deri në gjashtë personash, ku një person u plagos dhe u dërgua në Qendrën e Emergjencës në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë.

Në vendngjarje u gjetën disa gëzhoja, dhe janë dëmtuar disa vitrina nga dyqani dhe dyqanet përreth, si dhe disa automjete të parkuara, shpjegoi Ministria e Brendshme.

Po merren masa për sqarimin e rastit.