Mickoski: Qeveria është stabile dhe e fuqishme! VMRO-ja e përgatitur për fitore të madhe në zgjedhje

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickovski sot në komitetin qendror të VMRO-së është shprehur se qeveria është stabile dhe VMRO do të fitojë sërish edhe në zgjedhje lokale.

“Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së sot mbajti seancë të rregullt, në të cilën u diskutua për gjendjen aktuale në vend dhe përgatitjet për zgjedhje. U konstatua se qeveria është e stabile dhe e fuqishme dhe se i përmbush pritshmëritë e qytetarëve, pavarësisht sfidave të shumta dhe fatkeqësisë së përgjithshme ekonomike që u trashëgua. Pikëpamja e përgjithshme është se po bëhen të gjitha përpjekjet për ta vënë Maqedoninë në një rrugë të shpejtë të rritjes dhe zhvillimit ekonomik. Komitetet komunale janë fuqishëm të motivuar dhe të përgatitur për zgjedhjet, në të cilat pritet një fitore e madhe. Theksova se Maqedoninë e presin suksese dhe rezultate të mira si rezultat i reformave të ndërmarra në periudhën e kaluar dhe se qëllimi është stabilitet ekonomik dhe prosperitet për të gjithë qytetarët. Njoftova se në periudhën në vijim do të vazhdojnë anketat dhe sondazhet e opinionit publik për kandidatët e VMRO-DPMNE-së, të cilët kanë përparësi të konsiderueshme ndaj konkurrentëve politikë, por edhe se duhet të përmbushin përgjegjësinë e premtimeve që u janë dhënë qytetarëve”, ka shkruar Mickoski.