Mickoski me skandal të ri për të Majtën: Bodrumi nuk na qenka bodrum – por përdhesë në të cilin funksionon edhe lokal me emrin e anëtarit të tyre të kryesisë
Në seancën e Kuvendit kushtuar pyetjeve të deputetëve, Kryeministri i Qeverisë, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes kushtuar pasurisë së partisë politike E Majta dhe anashkalimit të vetëdijshëm të ligjit.
Do të doja që seancën e sotme të shkojmë një hap më tej për të informuar publikun për të ashtuquajturin bodrum, i cili nuk na qenka bodrum, por ka edhe përdhesë – tha Kryeministri, duke plotësuar informacionin për pronën e partisë së E Majta që i bëri të ditur në seancën e mëparshme për pyetje të deputetëve.
Ai në foltore tregoi edhe fotografi të objektit dhe theksoi se në të njëjtin lokal është regjistruar edhe një shoqëri për hotelieri dhe shërbime.
Në këtë vend, i cili nuk është bodrum, tre apo katër metra mbi tokë është regjistruar lokal, gjegjësisht shoqëri për hoteleri dhe shërbime “Pavilion 36” SHPKNJP Shkup.
Është i regjistruar në të njëjtën adresë ku ndodhet bodrumi apo qilari. Madje kanë krijuar edhe profile në rrjetet sociale, mjaft të ngjashme me profilin e një partie politike. Nëse pak hulumtoni dhe nxirrni gjendjen aktuale, përveç faktit që kanë paguar 5000 euro kesh për regjistrimin e kësaj shoqëri për hotelieri dhe shërbime, si pronar figuron personi Zoran Ivanovski. Ai figuron si administrator, si menaxher dhe ka regjistruar këtë kompani, e cila merret me veprimtari restorantesh, por edhe me veprimtari të portaleve në internet. Kjo është një degë e kësaj kompanie – theksoi Kryeministri.
Mickoski shtoi se personi Zoran Ivanovski është pjesë e kryesisë së të Majtës dhe është pjesë e bordit drejtues të ujësjellësit të Shkupit, ndërsa në internet ka fotografi të tij me kryetarin e partisë politike E Majta.
Ja si shpenzohen paratë e anëtarëve të partisë politike E Majta. Por, kjo nuk është e gjitha. Nëse i dëgjoni deklaratat e fundit nga rasti lidhur me Palevskin dhe dëshmitë atje, do të dëgjoni se janë takuar në selinë e partisë E Djatha, e cila ishte në objektin e Opera Haus, ndërsa objekti i Opera Haus është pikërisht ky objekt – tha Kryeministri Mickoski dhe vazhdoi: për detaje tjera nuk do të flas. Shpresoj se do të ketë edhe pyetje të tjera të deputetëve dhe shpresoj që do të më nderojnë me pjesëmarrjen e tyre. Unë jam i gatshëm që opinionit maqedonas dhe mbështetësve të së Majtës t’u zbuloj se nuk është ashtu siç dëshiron dikush ti tregojë punët.
Kryeministri Mickoski këto gjëra i tregon për ti zbuluar disa të ahtuquajtur të majtë që janë që paguhen shtrejntë, veprimet e të cilëve shkaktojnë dëme të qëndrueshme në strukturën e identitetit maqedonas.
Që tani e tutje, jam gati të flas edhe për këtë, për të parë kush, çfarë, si dhe ku, edhe për mua gjithashtu. Mandej do t’i kthehemi shpenzimeve rrugore, por edhe do t’i kthehemi edhe shpenzimeve të partisë, cilat i kanë marrë, kur i kanë marrë, sa i kanë marrë dhe kush i kanë marrë – konkludoi Kryeministri Mickoski.