Ka momente në histori kur një thirrje e vetme i flet të gjithë botës. Thirrja jonë e përbashkët solemne nga ky vend është: INTEGRIMI TANI! Kështu ka deklaruar Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti në fjalimin e tij me rastin e lëshimit zyrtar në përdorim të sistemit “One Stop Shop” për kontroll të përbashkët të udhëtarëve dhe mallrave me një ndalesë në pikën kufitare “Bllacë”, ku të pranishëm ishin edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoskidhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Mexhiti me këtë rast theksoi se në Bllacë, aty ku para 26 vitesh u vu në test njerëzimi dhe përcaktimi i tij-për lirinë, për bashkimin, për të ardhmen, sot simbolikisht po nisim një histori të re-të bashkëpunimit për zhvillim dhe për përparim.
“Sot, me inaugurimin e të ashtuquajturit ‘One stop shop’ sistem të menaxhimit të kufirit, ne po shënojmë një moment të rëndësishëm për lirinë e lëvizjes të njerëzve dhe mallrave si një postulat themelor i Bashkimit Evropian. Në këtë frymë, ne edhe praktikisht po hedhim hapin e radhës drejtë realizimit të konceptit ‘Evropa pa kufij.’ Dhe kjo maksimë vlen jo vetëm për kufijtë fizikë që ndajnë vendet e Ballkanit, por edhe për kufijtë mendorë që ndajnë bashkëpunimin nga paragjykimi, fqinjësinë nga frika, zhvillimin nga izolimi”, tha Mexhiti.
Ai më tej shtoi se integrimi nuk është vetëm proces politik. Është vizioni ynë për një të ardhme pa mure, pa kufij që ndajnë, por me ura që lidhin.
“Për një Ballkan të paqes, të zhvillimit, të drejtësisë.Për një Evropë që mban premtimet e veta dhe nuk ndalet në pragun e derës sonë. Kjo është kohë që të tregojmë lidership, jo viktimizim. Bashkëpunim, jo ndasi. Vizion, jo nostalgji për të shkuarën. Sepse:Ballkani është Evropë! Ballkani meriton të jetë pjesë e BE-së jo si një barrë, por si një vlerë e shtuar! Le ta bëjmë realitet: një Ballkan të integruar në një Evropë të integruar! Fqinjësia e mirë nuk është një slogan – është çelësi i paqes dhe i së ardhmes sonë. Urime menaxhimi i përbashkët u kufirit Maqedoni e Veriut – Kosovë dhe ju priftë e mbara!”, tha zëvendëskryeministri i Parë Izet Mexhiti.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- ASH: Spitali i Tetovës nuk është treg elektoral – VLEN dhe Azir Aliu kalojnë çdo vijë të kuqe
- Protestat në Serbi hyjnë në fazë kritike – Policia arreston edhe fëmijë, organizatat kërkojnë hetim urgjent
- “Shitja e qendrës së vjetër” / Neziri: Bilall Kasami paska ardhur me mision të zhdukë historinë e Tetovës
- Blerim Sejdiu shet 5000 m2 tokë të komunës, reagon Emir Sulejmani: Po shitet toka publike e Zhelinës për interesa personale
- Mickoski: Po rritet numri i turistëve që e vizitojnë Maqedoninë
- Useini akuzon Sejdiun për shitje të tokës publike për provizione personale
- “Blerim Sejdiu shet edhe një tokē tē komunës”
- Prokuroria Speciale dorëzon aktakuzë për dëbimin e popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë
- Për shqetësim – Asnjë universitet nga Maqedonia e Veriut nuk u rendit në listën e Shangait
- I mituri që vrau 14-vjeçarin në Maliq bënte ‘të fortin’ në rrjete sociale dhe postonte foto me armë: Shfaqem kur s’ta pret mendja