Como e ka fituar ndeshjen ndaj Torinos me rezultat 1-0 në kuadër të xhiros së 32-të të Serie A.
Mërgim Vojvoda ishte sërish protagonist, kur asistoi te Anastasios Douvikas që realizoi golin e vetëm në minutën e 38-të.
Mbrojtësi i djathtë ishte lojtari i dytë në fushë, duke u vlerësuar me notën 8.1 nga SofaScore.
Përveç asistimit, ai kishte edhe dy pasime tjera kyçe dhe tri ndërhyrje në top.
Po ashtu, Vojvoda kishte një driblim, ndërsa fitoi katër duele nga pesë sa kishte.
Vojvoda te Como u transferua gjatë muajt shkurt nga skuadra e Torinos, ku këtë sezon në 21 ndeshje në Serie A, ka shënuar edhe një gol.