Blerim Sejdiu, kryetari i komunës së Zhelinës,me pretendim për mandat të tretë !
Jeni Shembull tipik si kryetar komune, respektivisht, komunës së Zhelinës, ndoshta i vetmi në RMV-ut, që e dëmton arsimin, punonjësit arsimor, respektivisht arsimtarët që i dhanë shum trevës së Dervenit.Mbi të gjitha ata që ti mësuan shkronjat, të kan mbajtur një ligjëratë së paku çdo njëri nga ata ! Pavarësisht se reklamoheni me spektakle nga më të ndryshmet dhe se gjoja e doni shum arsmin dhe shkollat, nga veprimet e juaja del e kundërta.
– Keqpërdorë arsimtarët, me parat e rrugës që u takojnë.Njejtë si ata para jush nga viti 2008 e këtej.
– Keqpërdorë të punësuarit gjatë pensionimit rreth dy rrogave mesatare që u takojnë me ligj. Duke ua paguar me këste, duke i bindur që të mos ankohen në rrugën juridike, por t`i marrin paratë e tyre, të mjerët siç thot populli: ” si lypsarë”. Me këste ! Gjë që se kan bërë ata para jush.
– Keqpërdor vendimet që i bie këshilli komunal rreth kërkesave nga të punësuarit në arsim rreth botimeve të tyre, duke shkelur nenin 49 të ligjit të vetadministrimit lokal, njejtë si ata para jush.
-Keqpërdor edhe gjyqësorin pavarsisht se dikush ka fituar me gjyq. Jeni në gjendje të paguani gjygjtarin, advokatin, përmbaruesin, të punësuarin me kamata vetëm që ta dëmtoni institucionin shkollë.
Po kënaqeni me fatkeqësin e dikujt tjetër, kjo është injorancë e tejskajshme.
Pavarësisht se reklamoheni me të madhe me disa eskivator, lartë e poshtë, të donuar nga jashtë ! E haruat se dolët në zgjedhje me moton: “Me besë”, “Me duar të pastërta”. Moto, e cila nuk duket askund ? ! … Bile, për çudi edhe me pretendime për mandat të tretë ! Duke haruar se shkollat e komunës së Zhelinës funksionojnë me llogari të bllokuara. Mos haro z. kryetar i komunës së Zhelinës, z.Blerim Sejdiu, se ia humbë imixhin së pari partisë të cilën përfaqësoni e pastaj edhe vetvetes suaj.
Kështu ndodh kur pushteti qëndron mbi ligjin, se po të kishte drejtësi e ligje, ju do të përfundonit keq të ishit më se të bindur për këte. As që do të mernit guximin të pretendoni për mandat të tretë. Sidoqoftë, veproni, për deri sa ekziston në fuqi ” psikologjia e turmës ” dhe mosfunksionimi i ligjeve. Mos ua kthe shpinën njerëzve që të kan mbështetur, z.Blerim Sejdiu se do ta paguani, përmes një fuqie që ekziston mbi ne, të jeni më se i sigurt për këte. Ju mungon serioziteti z.Blerim Sejdiu !
E përmbyllim me thënjen e popullit ” Ik prej shiut drejt e në breshër”