“Më lër rehat…”/ Egli diskuton me Gjestin, banori: Nuk po bën asgjë në këtë shtëpi

Egli dhe Gjesti kanë debatuar sërish për raportin mes tyre dhe lojën shtëpinë e “Big Brother VIP 4”.

Gjesti: Me këto sjellje që ke bërë…

Egli: Të kam thënë që me këto veprime që njëherë thua një fjalë dhe më pas thua një gjë të kundërt, je duke më ftohur edhe më tepër

Gjesti: Ti je ftohur dhe më thua çdo dy minuta kam nevojë për ty, s’marr frymë pa ty

Egli: Këto po i thua ti

Gjesti: Ftohu shpirt më shpejt, sa më shpejt. A do të të fryj që të ftohesh?

Egli: Nuk ka nevojë, më ler

Gjesti: Mos më thuaj pra 30 herë në ditë po ftohem

Egli: Ti më ler rehat

Gjesti: Rehat? A ke hyrë në shtëpi?

Egli: Jam

Gjesti: A do të luash

Egli: Jo

Gjesti: Epo çfarë bën këtu?!

Egli: Kam ardhur për Eglin! Kjo është Egli edhe jashtë

Gjesti: Asgjë nuk po bën në shtëpi! Ke qenë jashtë, e pe si është loja, tani po luan

Egli: Jo, nuk po luaj, se të ishte për të luajtur çfarë nuk kisha bërë! Je kokrra e mosmirënjohësit

Gjesti: Ke ulur veten

Egli: Veten e kam ulur, ke shumë të drejtë. E kam shkelur me këmbë