Sot, më shumë se 50 qytetarë nga Çairi, Saraji dhe tërë Shkupi morën një vendim të fuqishëm dhe të drejtë – ata u larguan nga partitë që i përfaqësonin dhe iu bashkuan BDI-së.
Për këta njerëz, kjo është një kërkesë për ndryshim real. Ata janë lodhur nga partitë e dobëta dhe të pa fuqishme që nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për shqiptarët në këto qeveri pa legjitimitet.
Janë lodhur nga partitë që janë të përçara, të dobëta dhe të margjinalizuara, që përveçse janë servile ndaj Kryeministrit, po dëmtojnë në mënyrë të pakthyeshme kauzën shqiptare.
Ata kanë kuptuar se shqiptarët nuk mund të përfaqësohen nga struktura që nuk kanë as fuqi, as ndikim.
Ata e dinë se përfaqësimi i vërtetë është ai që ka peshë, ai që sjell ndryshim të prekshëm.
Ky është vendimi që po merr gjithnjë e më shumë çdo shqiptar, i cili ka kuptuar se vetëm në një strukturë si BDI mund të ketë përfaqësim të denjë dhe mundësi për të realizuar qëllimet.
Me plot emocion ata sot u shprehën:
“Kam qenë me VLEN sepse besoja te ndryshimi, por pashë që nuk kanë as fuqi, as peshë. Sot zgjedh të jem aty ku ka mundësi reale për të bërë punë – në BDI.”
“VLEN fliste se do bëjnë punë, asnjë punë s’po bëhet – askush s’i dëgjon.
“U lodha duke qenë pjesë e një strukture që s’ka ndikim askund. Në BDI, pavarësisht kritikave, ekziston peshë dhe mundësi për të ndikuar.”
BDI është e vetmja forcë që ka mundësinë të ndikojë dhe të përfaqësojë shqiptarët siç duhet.
Ky është një mesazh i qartë: shqiptarët nuk mund të presin më nga ata që janë të paaftë për të mbrojtur interesat e tyre. Koha ka ardhur që të gjithë të kthehen aty ku mund të bëhet ndryshimi i vërtetë – në BDI.
Në këtë moment, çdo shqiptar që kërkon përfaqësim të denjë dhe ndryshim të prekshëm ka një mundësi të drejtë dhe të fuqishme për ta bërë këtë – me BDI-në.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Polici për të cilin u spekulua se ishte në arrati, është paraqitur në stacionin policor, familja e tij kishte deklaruar se ai ndodhej në shtëpi gjatë gjithë kohës, por askush nuk kishte ardhur për ta kërkuar
- Kasami: Përçarjet në koalicionin “VLEN” nuk do ta lëkundin Qeverinë
- Gashi takim me përfaqësues të NDI, prezantohen projekte digjitale që do ta transformojnë Kuvendin
- Frutat dhe perimet që prodhohen në Maqedoni do të përfshihen në shportën konsumatorë
- Konfirmohet koalicioni mes LVV-së e NISMA-s: Këto janë kërkesat e Limajt
- Shkupjani ka fituar para në rulet dhe e ka thyer xhamin, sigurimi e marrin në zyrë dhe e rrahin
- Shqipëri/ Atentat me armë zjarri në Tiranë, dyshohet për 4 të plagosur!
- Andovski: Edhe dy të lënduar nga zjarri në Koçan janë në gjendje relativisht të rëndë
- 1 muaj pas vdekjes së Vedat Ademit, Prokuroria në pritje të raportit të autopsisë
- Rijad Shaqiri: Nuk ka marrëveshje në errësirë – Aleanca ecën e vetme, me qytetarët përballë