Mbi 11 mijë qytetarë kaluan kufirin “Bllatë” me Shqipërinë, afër Dibrës

Pas rregullimit të tuneleve dhe lëshimit për qarkullim të autostradës Tiranë-Dibër,është rritur fluksi i udhëtarëve nga të dyja vendet. Ndonëse Maqedonia e Veriut është fare në fillim të rregullimit të Autostradës Shkup-Dibër, me rregullimin e autostrdës në Shqipëri është shkurtuar koha e udhëtimit mes Shkupit dhe Tiranës. Tani nga Shkupi në Tiranë mund të shkohet për dy orë e gjysmë.

Kjo ka bërë që rritet fluksi i udhëtarëve duke shënuar rekord fundjavën e kaluar në pikën kufitare “Bllatë” ku mbi 11 mijë udhëtarë që kanë hyrë dhe kanë dalur nga ky vendkalim.

“Në këtë vendkalim janë regjistruar 11.477 udhëtarë, nga të cilët 5,715 kanë hyrë në vendin tonë, ndërsa 5,762 kanë dalë. Shikuar veçmas, shtetas të RMV-së janë 3.591, nga të cilët 1,410 kanë hyrë dhe 2,181 kanë dalë, ndërsa 7,886 janë shtetas të huaj, në hyrje 4,305 ndërsa në dalje 3,581 në dalje, konfirmoi për MIA-n nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë.

“Për frekuencën rekorde kanë raportuar edhe mediat shqiptare, duke deklaruar se disa mijëra qytetarë shqiptarë kanë udhëtuar drejt Dibrës, ku e shtuna është ditë tregu, për të bërë pazar, por edhe për të ‘mbushur rezervuarët e veturave me naftë, sepse atje është më lirë, por edhe me cilësi më të lartë”. Ata shtojnë se banorët e Dibrës, si dhe të qyteteve të tjera, udhëtojnë drejt Shqipërisë kryesisht për turizëm.

“Përveç infrastrukturës rrugore të përmirësuar, me ndërtimin e autostradës së Ruga e Arbrit, e cila shkurtoi distancën midis Dibrës dhe Tiranës dhe tani zgjat një orë, fluksi është rritur edhe për shkak të çmimit të ulur të polisës së sigurimit “karton i gjelbër” me vlefshmëri njëvjeçare, e cila tani arrin në 50 euro, krahasuar me 400 euro më parë”, vlerësojnë mediat shqiptare