Mbetën të bllokuar te “Shpella e Pëllumbasit”, policia u shkon në ndihmë 4 turistëve çekë (VIDEO)

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 u vijnë në ndihmë 4 turistëve çek të cilët mbetën të bllokuar gjatë eksplorimit të natyrës, në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”, 4 turist çek, ishin bllokuar, gjatë eksplorimit në natyrë, pas disa orësh kërkime, kanë bërë të mundur gjetjen dhe shpëtimin e 4 turistëve të huaj, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Turistët çek kanë falenderuar shërbimet e Policisë, për ndihmën dhe profesionalizimin e treguar.

Policia e Tiranës fton qytetarët dhe turistët që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112 duke iu garantuar reagim të mënjëhershëm.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo