Mbështetje nga Kuvendi për ndryshimet e Ligjit për mbrojtje të fëmijëve, në lexim të parë

Kuvendi sonte, në vazhdim të seancës së 43-të, e përfundoi debatin e përgjithshëm rreth Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, në lexim të parë dhe e dërgoi në procedurë të mëtejshme. Siç njoftoi kryetari i Kuvendit, Projekt-ligji nuk u shqyrtua nga ana e Komisionit amë të Kuvendit dhe Komisioni juridiko-ligjdhënës në afatin e përcaktuar me ligj.

“Me zgjidhjet e propozuara duhet të mundësohet zbatimi i provimit profesional për marrjen e licencës së punës për personat e interesuar për t’u bashkuar me sistemin për kujdesin dhe edukimin e fëmijëve parashkollorë, për personat e interesuar për t’u bërë drejtorë të institucioneve të fëmijëve, për personat e interesuar për t’u bërë drejtues të kopshteve/qendër për zhvillim të hershëm të fëmijërisë si një njësi organizative e themeluar nga dhe brenda personave juridikë, institucioneve të arsimit të lartë, shkollave private dhe individëve të përfshirë në sistemin e kujdesit familjar”, thuhet në Projek-tligj.

Propozohet edhe ndryshim në lidhje me kërkesën për njohuri të gjuhëve të huaja për drejtorët e institucioneve publike për fëmijë, si dhe harmonizimin e pagave të drejtorëve të institucioneve publike për fëmijë me Ligjin për nëpunësit administrativë. Konkretisht, paga e drejtorëve duhet të rritet me diferencën në rritjen e pagës minimale dhe të jetë më e lartë se paga e punonjësve në institucion (drejtuesve të objekteve), duke marrë parasysh përgjegjësinë dhe ngarkesën e tyre më të madhe të punës.

Deputetët, në kuadër të seancës së 43-të, pa debat, vlerësuan se Projek-tligji për ndryshimet në Ligjin për punë të jashtme është pranuar në lexim të parë dhe e kanë dërguar në procedurë të mëtejshme. Qëllimi i ligjit është harmonizimi i tij me dispozitat e Ligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjin për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore dhe përmirësimi i mangësive aktuale në Ligjin ekzistues për punët e jashtme.

Pas votimit të Propozim-ligjit për ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve, në lexim të parë, kryetari i Kuvendit, Gashi e ndërpreu seancën.