Maqedonci për Turqinë: Zhvillimi i industrisë së mbrojtjes forcon marrëdhëniet tona

Forcim edhe tëmëtejmë të marrëdhënieve dyshtetërore Kosovë – Turqi, e ka quajtur Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, zhvillimin e industrisë së mbrojtjes.

Maqedonci shkroi për takimin me Presidentin e Industrisë turke të Mbrojtjes, Haluk Gorgun, në kudëar të Forumit Diplomatik në Antali.

Postimi i plotë:

Industria e mbrojtjes do të vazhdojë të ketë vëmendje të veçantë në prioritetet tona në fushën e mbrojtjes.

Në Antalya, në kuadër të Forumit Diplomatik takova Presidentin e Industrisë së Mbrojtjes së Turkíye Prof. Dr. Haluk Görgün, me të cilin diskutuam bashkëpunimet që mund të zhvillohen midis dy vendeve në fushën e industrisë së mbrojtjes si dhe hapat strategjikë që do të kontribuojnë në sigurinë rajonale.

Zhvillimi i industrisë së mbrojtjes forcon marrëdhëniet mes vendeve tona 🇽🇰 🇹🇷 si dhe kontribuon fuqishëm në zhvillimin e mëtejmë të kapaciteteve tona duke krijuar vetëqëndrueshmëri për municione të kalibrave të ndryshëm.