Luka Modric nënshkruan një kontratë me Real Madridin siç nuk e ka pasur kurrë në karrierën e tij

E ardhmja e Luka Modricit në Real Madrid mbetet e pasigurt, por veterani kroat mori një zgjatje të rrallë të kontratës sot.

Kontrata e Luka Modric skadon më 30 qershor të këtij viti. Ndryshe nga kontratat e mëparshme që ka nënshkruar me Real Madridin, mesfushori ka vazhduar kontratën sot për vetëm një muaj.

Real Madridi ka një arsye serioze për këtë, që është të jetë në gjendje të luajë në Kupën e Botës për Klube, një kompeticion i ri me 32 ekipe që do të zgjasë pjesën më të madhe të verës.

Kupa e Botës për Klube fillon në qershor dhe Modric nuk do të mund të luante pa kontratë. Kështu në Madrid vendosën të zgjasin bashkëpunimin e tij dhe e njëjta situatë është edhe me Lucas Vazquez.

Dyshja kanë vazhduar kontratat deri në korrik, por ende nuk ka të dhëna nëse do të kenë kontrata më të gjata.

E ardhmja e Modric dhe Vazquez mbetet e paqartë dhe ekziston mundësia që ata të përfundojnë episodet e tyre të suksesshme në Santiago Bernabeu pas korrikut.

Modriç ka treguar këtë sezon se ka ende kualitetin e duhur për të qenë lojtar i Real Madridit, por administrata e klubit ende po mendon nëse veterani kroat dhe dikur lojtari më i mirë në botë do t’i duhet edhe një vit.

Ndryshe nga Modric dhe Vazquez, ajo që dihet është se Carlo Ancelotti me siguri nuk do ta drejtojë skuadrën dhe do të largohet shumë shpejt nga Madridi. Nuk dihet nëse do të emërohet një trajner i përhershëm deri në fillimin e Kupës së Botës për Klube.