LSDM-ja i cilëson si skandaloze paralajmërimet e fundit të Qeverisë për shportën e konsumit

LSDM-ja i cilëson si skandaloze paralajmërimet e fundit të Qeverisë për shportën e konsumit. Sipas opozitës maqedonase Qeveria ka vendosur vet të bëj përllogaritjen së sa kushton jeta e qytetarëve dhe tenton ta bind popullin se me 400 euro mund të jetohet. LSDM thekson se për Qeverinë qytetarët duhet të jetojnë vetëm për të paguar faturat dhe për ushqime edhe atë në bë bazë të listës së rekomanduar me prodhime nga Qeveria. Opozita maqedonase kërkon nga Qeveria të heqë dorë nga shporta e planifikuar e saj.

“Për Qeverinë Papaha, mango dhe asparagus, ndërsa për qytetarët vetëm thërrime. Për qytetarët pushimi të jetë luks, ndërsa pushteti të marrë me qira avionë në kurriz të popullit. Qëllimi i Qeverisë është që ta ndryshojë realitetin e shportës minimale sindikale, me shportë të re qeveritare për shportë mesatare të shpenzimit. Po përse pikërisht shportë mesatare? Sepse krahasohet me pagën mesatare e cila rritet më shpejt dhe tregohet çdo muaj. Ndërsa paga minimale, njëherë në vit. Në këtë mënyrë do të tregojnë “rritje të standardit”, por vetëm në letër. Por jo edhe për qytetarët me pagë minimale. Shporta e re mesatare do të injorojë shpenzimet reale. Ajo të cilën e përmbante shporta sindikale, si minimumi për jetë, me nuk ekziston”, tha Kristina Kostova, Nënkryetare e LSDM-së.