“LDK nuk ka ndryshuar qëndrim” – Bajrami: Në qoftë se LVV ka propozim për emrin e kryetarit të Kuvendit, duhet t’i ketë edhe votat
Shefja e re e grupit parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se LDK nuk ka ndryshuar qëndrim.
Ajo para mediave sot tha se në qoftë se Vetëvendosje ka propozim për emrin e kryetarit të Kuvendit duhet ti ketë edhe votat për ta votuar.
“Nuk ka asnjë marrëveshje për deputetët, LDK dhe grupi parlamentarë nuk kanë ndryshuar asnjë qëndrim, ne nuk do ta votojmë propozimin. Ne konsiderojmë që në qoftë se Lëvizja Vetëvendosje ka propozim për emrin e kryetarit të Kuvendit duhet ti kenë edhe votat për të votuar”, tha Bajrami.