Latif Arifi
Sot, përkujtojmë me dhembje dhe reflektim ngjarjet e 27 prillit, një ditë e errët për demokracinë në vendin tonë.
Dhuna e ushtruar ndaj përfaqësuesve të zgjedhur të popullit, dhe në veçanti sulmi brutal ndaj kryetarit të atëhershëm të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, mbetet një plagë që nuk duhet harruar.
Pavarësisht ftohjes së raporteve të mia personale dhe mospajtimeve politike në rrugëtimin e Aleancës për Shqiptarët, ndjej keqardhje të thellë për atë që Ziadin Sela përjetoi atë ditë.
Ai nuk ishte vetëm një politikan i sulmuar, por një simbol i rezistencës përballë dhunës dhe përpjekjeve për të nëpërkëmbur vullnetin qytetar.
Ai ishte dhe mbetet një zë që në atë moment përfaqësonte dinjitetin dhe qëndresën e shqiptarëve në këtë shtet.
Le të mos harrojmë kurrë se demokracia nuk është e dhënë – ajo kërkon përkushtim, guxim dhe respekt për dallimet.
Le të kujtojmë 27 prillin për të mos e përsëritur kurrë më