​Kurti: Kosova dhe Bosnja mund t’i rrisin shkëmbimet tregtare

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim drejtues dhe përfaqësues të Odës Ekonomike të Bosnje dhe Hercegovinës ku theksoi se ky takim simbolizon angazhimin për të rritur bashkëpunimin dhe për të nxitur prosperitetin e ndërsjellë.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se Kurti vlerësoi rolin që mund të luajnë komunitetet e biznesit të të dyja vendeve, të cilat kanë potencial për të rritur shkëmbimet tregtare dhe për të krijuar partneritete për investime, nga të cilat do të përfitojnë bashkërisht edhe Kosova edhe Bosnje dhe Hercegovina.

Ai shtoi se duke rritur flukset tregtare e reduktuar barrierat logjistike, krijojmë një mjedis biznesi bashkëpunues dhe në të mirë të dy vendeve.

Kryeministri Kurti tha se vendimi për të lejuar në mënyrë të njëanshme qytetarët e Bosnje dhe Hercegovinës të hyjnë në territorin e Kosovës duke përdorur vetëm letërnjoftimet biometrike, në fuqi nga 1 janari 2025, shërben si shtysë dhe ndikim pozitiv në lëvizjen e lirë dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.

​Kurti: Kosova dhe Bosnja mund t’i rrisin shkëmbimet tregtare