Kurti gjatë vizitës në Istog: Fillimisht Kuvendi, pastaj Qeveria

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se konstituimi i Kuvendit do të ndodhë, megjithatë pa dhënë një datë të saktë për këtë proces.

Deklaratën, Kurti, e dha në një prononcim për mediat lokale gjatë vizitës së tij në Istog, ku mori pjesë në vendosjen e gurthemelit për projektin e banimit të përballueshëm dhe social.

Kurti theksoi se pas konstituimit të Kuvendit do të vijë edhe formimi i Qeverisë.

“Fillimisht Kuvendi, pastaj Qeveria”, tha ai gjatë fjalës së tij.

Në këtë ngjarje morën pjesë gjithashtu ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, si dhe zëvendësministri Jeton Raka.