Kulla Eifel do të qëndrojë e fikur sonte në nder të Papa Franceskut

Kulla Eifel do të mbetet e errët sonte në nder të Papa Françeskut , vdekja e të cilit u njoftua sot nga Vatikani.

Kryetarja e bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo , në njoftimin përkatës, thekson se do të propozojë që një lokacion në kryeqytetin francez të emërtohet me emrin e tij.

Siç thotë Hidalgo në deklaratën e saj, ajo nderon angazhimin e Françeskut “për një kishë që shtrihet tek më të cenuarit”, vullnetin e tij për të vendosur “ekologjinë në qendër të shqetësimeve shpirtërore dhe sociale” dhe thirrjet e tij për “pritjen e refugjatëve”.