Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut miratoi dy rezoluta të paraqitura nga Shteti i Palestinës, duke riafirmuar paligjshmërinë e praktikave koloniale izraelite në territorin e pushtuar palestinez, duke përfshirë Jerusalemin Lindor, dhe duke mbështetur të drejtën e patjetërsueshme të popullit palestinez për vetëvendosje.
Për sa i përket rezolutës për të drejtën e popullit palestinez për vetëvendosje, ajo mori mbështetje nga 43 vende, ku dy vende kundërshtuan dhe dy abstenuan nga votimi.
Ndër vendet që votuan kundër rezolutës ishin Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika Çeke.
Për këtē ka reaguar ashpër Sekretari Gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga.
“Qeveria që po na turpëron 🇲🇰Vlen-DPMNE, voton kundër popullit palestinez në 🇺🇳OKB! #TurpiSkaBrina #VasalitetiNUKvlen” – thekson Lloga.